Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka kërkuar që Komisioni Evropian të propozojë heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës dhe të nisë procesin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton KosovaPres.
Në një reagim në profilin e tij në “X”, Reuten ka theksuar se Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e masave për Kosovën.
“Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e masave dhe të fillojë përpunimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës në BE.”
Për masat e vendosura, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi në Tiranë me Komisioneren Marta Kos dhe Drejtorin për Zgjerim, Gert Jan Koompan. Kurti ka thënë se është hera e fundit që adreson këtë çështje dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave.
Përsa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, Kurti dhe Osmani kanë kërkuar progres, por pas tre vitesh ende nuk ka asnjë veprim nga Bashkimi Evropian.



Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model