Sot, e diel, 21 shtator, janë mbushur 26 vjet nga vrasja e ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.
Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë, në rrethana ende të pasqaruara. Vrasja e tij vazhdon të jetë ndër plagët më të rënda të Kosovës, e cila nuk është zbardhur asnjëherë – as nga drejtësia në Shqipëri, e as nga ajo në Kosovë.
Në përvjetorin e vrasjes së Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, publicisti Rexhep Shahu ka dhënë një deklaratë të fuqishme për gazetën “Bota Sot”, ku thekson se atentati ndaj Krasniqit nuk ishte thjesht eliminim i një ushtaraku, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të Kosovës.

“Kolonelë Kosova ka pasur dhe ka plot, por asaj ia vranë Ministrin e Mbrojtjes – qeverinë, institucionin – për ta zhbërë qëndresën institucionale të Kosovës,” ka theksuar Shahu.
Po ashtu, ai ka shprehur shqetësimin e tij për mbishkrimin në piedestalin e shtatores së Krasniqit në Vushtrri, ku figuron titulli “kolonel” në vend të “ministër”. Sipas tij, ky është një gabim i dhimbshëm, që duhet ndrequr.
“Ndjej dhimbje dhe dua ta quaj pakujdesi, e jo akt të qëllimshëm, që në piedestalin e shtatores së Ministrit Krasniqi në Vushtrri është shkruar fjala ‘kolonel’ e jo ‘ministër’. Do ta paguaja me pensionin tim një pllakë tjetër për atë piedestal, ku të shkruhej fjala ‘Ministër’ – e jo ‘kolonel’,” ka potencuar ai.



Të tjera
Mushkolaj: “Hala asnjë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje për hajnat e vet brenda partisë? Heshtja është pranim”
Gabimet e mëdha që bëjnë burrat me gratë
Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është rreziku më i madh për fëmijët