Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka njoftuar se ka mbajtur sot takimin e tij të jashtëzakonshëm, të 282-tin me radhë, nën kryesimin e Ardian Hajdaraj.
Në këtë takim janë shqyrtuar dy pika të rendit të ditës, me ç’rast anëtarët e KPK-së kanë marrë vendime lidhur me udhëheqjen e institucionit të Kryeprokurorit të Shtetit.
“KPK ka aprovuar kërkesën e z. Besim Kelmendi për lirim nga detyra e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Po ashtu, Këshilli ka ricaktuar z. Agron Qalaj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendim i cili hyn në fuqi nga dita e sotme”, thuhet në njoftim.
Vendimet janë marrë në përputhje me kompetencat ligjore të Këshillit Prokurorial të Kosovës.



Të tjera
Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën
Për më pak se 3 orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi/Rumani
Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës