KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka themeluar Komisionin mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Ai u bë në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik të sistemit prokurorial 2025–2027.

Në këtë mbledhje, kryetare e komisionit është zgjedhur Erza Bajrami, ndërsa anëtarë janë emëruar: Shkelzen Ibrahimi dhe Besim Kelmendi, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, propozoi Bajramin për kryesuese të këtij komisioni, duke theksuar përvojën e saj në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.