Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë ka ndaluar transmetimin e një spoti parazgjedhor të Listës Serbe, për shkak të përdorimit të frazave “si të durojmë terrorin” dhe “ta rivendosim lirinë”. Sipas vendimit të KPM-së, këto terma përbëjnë shkelje të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, përmes një deklarate për Kosovoonline.
“Sapo jemi informuar nga mediat që ndjekin fushatën se është ndaluar sërish transmetimi i spotit të Listës Serbe. Kësaj radhe, Komisioni i Pavarur për Media është përfshirë drejtpërdrejt në kampanjën politike,” deklaroi Simiq.
Sipas tij, mediat që kishin planifikuar të transmetonin spotin janë njoftuar se përmbajtja e tij është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës, për shkak të përdorimit të termave që mund të konsiderohen nxitës ose destabilizues.



Të tjera
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof
Nuk duhet të shkohet në zgjedhe për shkak të presidentit
Nëse keni nevojë për vitaminë B12, hani sardele