Deri në orën 12:00 të së mërkurës, janë verifikuar rezultatet nga 845 vendvotime për zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave dhe nga 792 vendvotime për zgjedhjet e Kuvendeve Komunale. Lajmin e konfirmoi për Ekonomia Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas tij, në Qendrat Komunale të Numërimit po zhvillohen paralelisht tri procese: verifikimi i rezultateve për kryetarë, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për asambletë komunale.
Rezultatet e përditësuara janë të qasshme në platformën zyrtare të KQZ-së.
“Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohsisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”.
“Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: -rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, -rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe -votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha ai



Të tjera
Pse duhet të hamë selino rregullisht?
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë