Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do të vendosë kamera regjistruese në çdo vendvotim në vend në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për RTK-në, duke shtuar se kamerat do të përdoren jo vetëm në vendvotime, por edhe në të gjitha hapësirat ku zhvillohet procesi i numërimit të votave, siç janë: Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.
Tutje Elezi tha se vendosja e kamerave regjistruese brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit zgjedhor të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve në vendvotim.
Ndryshe KQZ vazhdon fushatën edhe me video, për ti udhëzuar votuesit se si të plotësohn fletëvotimet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.



Të tjera
Kur duhet të mbahet seanca për president, sipas deputetit të Vetëvendosjes
Komiteti Paralimpik i Kosovës mban Kuvendin e Punës, miraton dokumentet kyçe për vitin 2026
Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrsesi pa u pjekur mirë