Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton KosovaPost.
KQZ-ja ka bërë të ditur se në ora 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në konsullatën e Stambollit, ndërkaq, në orën 19:00 Qendrat e Votimit do të mbyllen në shtetet tjera, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke dhe Hungari.
Ndërkohë, sipas KQZ-së, në orën 20:00 votimi do të përfundojë në ambasadën e Kosovës në Londër, kurse në orën 01:00 të ditës tjetër, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit do të përfundojë në 4 përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara e Kanada.



Të tjera
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një thirrje për votuesit
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së dielës
Trump kërkon fjalën e fundit për paqen Ukrainë–Rusi