KPM ndalon transmetimin e spotit parazgjedhor të Listës Serbe

KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar kandidatët për deputetë nga Lista Serbe, meqë për certifikimin e 33 emrave në listën e këtij subjekti politik serb votuan vetëm katër anëtar, 2 ishin kundër e gjashtë të tjerë abstenuan.

Kundër certifikimit të këtyre kandidatëve të Listës Serbëve votuan dy anëtarët nga Vetëvendosje Sami Kurteshi e Alban Krasniqi.

“Gjitha ato që janë sqaruar edhe më herët, unë dhe kolegu im jemi kundër certifikimit të Listës Serbe, bashkë me kandidatët e tyre”, tha Kurteshi.

Paraprakisht, kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se lista është verifikuar dhe nga të dhënat e rezulton që asnjë kandidat nuk bie ndesh me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme./rtk