Ena Krasniqi, motra e Donika Kadaj Bujupit, nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Krasniqi ka qenë pjesë e listës së VAKAT.
Ndërsa në anën tjetër, Vakat është certifikuar ndaras.
Sa i përket Krasniqit, ajo mund të ankohet brenda 48 orëve.
Lidhur me kandidimin e motrës së Kadaj Bujupit, Ena Krasniqi, ka reaguar para disa ditësh edhe Duda Balje.
Kjo e fundit ka thënë se garimi i Kadajt është qëllimisht për të keqpërdorur vendet e rezervuara për komunitetet joshumicë në Kosovë.
Ajo madje, garimin e Kadajt e ka lidhur si sulm i VAKAT karshi Baljes.
“Ky nuk është sulmi i parë nga VAKAT. Para dy zgjedhjeve, VAKAT ka marrë vota edhe nga komunat serbe dhe ka provuar të marrë vende me vota të serbëve. Tani po përpiqet edhe me zonjën Ena. Unë e respektoj, por nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë kurrë në jetën time, dhe mendoj se ky veprim nuk është fer”, tha ajo.



Të tjera
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Të akuzuarit për su*lmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave shtetërore të Serbisë
Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izr@elit