Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës.
Në fillim të mbledhjes, pas fillimit të periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori vendim për formimin e Komisionit për Kundërshtimin Administrativ.
Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, te ky komision mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së.
Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit, në: [email protected]. Çdo person, të cilit i refuzohet kundërshtimi administrativ, ka të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së për refuzim.



Të tjera
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës