KQZ i pezullon dy parti politike, do t’i ç’regjistrojë nëse për 15 ditë s’i dorëzojnë raportet financiare

KQZ pranon vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar pranimin e vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e obligon këtë institucion të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parashikuara më 12 tetor.

 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për RTKlive se KQZ tashmë ka marrë në dorë vendimin e PZAP-it dhe se palët e përfshira kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda një afati prej 48 orësh.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, ka theksuar Elezi.

Vendimi i PZAP-it vjen pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila ishte refuzuar më herët për certifikim nga KQZ më 21 gusht. Arsyeja e refuzimit kishte qenë vlerësimi se disa prej kandidatëve nuk përmbushnin kriteret ligjore për të marrë pjesë në garën zgjedhore.

Me vendimin e ri, PZAP ka anuluar këtë refuzim dhe ka urdhëruar certifikimin e subjektit politik, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme.