KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

KQZ publikon raportet financiare të 93 subjekteve për Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 93 subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025”, njofton KQZ.

Publikimi i raporteve është bërë në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financimin e Subjekteve Politike, i cili obligon subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ.

Raportet e deklarimit financiar të fushatës për subjektet politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet financiare të fushatave zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/

KQZ ka sqaruar se raportet e publikuara janë të paaudituara, pasi procesi i auditimit ende nuk ka përfunduar dhe se ato mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.