KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Këto janë komunat fituese dhe ato që shkuan në balotazh

KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Këto janë komunat fituese dhe ato që shkuan në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 12 tetor 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për 35 komunat e vendit nga 38 sa janë gjithsejt.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se rezultatet do të publikohen ditëve në vazhdim në Prishtinë, Junik dhe Mamushë, pasi ka aneksa në PZAP që janë ende në shqyrtim.

Komunat kryesore të vendit, mes tyre Gjakova, Gjilani, Prizreni, Peja, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Fushë-Kosova dhe Vushtrria – do të vendosin fituesin në raundin e dytë. Në Gjilan, Alban Hyseni i LVV-së u ndal në vetëm 49.80 për qind, duke qenë më pak se një pikë larg për ta mbyllur garën pa balotazh.

Ndërkohë, 11 komuna, me shumicë shqiptare, e mbyllën procesin që në raundin e parë. Deçani, Gllogovci, Istogu, Kamenica, Lipjani, Podujeva, Skenderaji, Shtimja, Ferizaj, Malisheva dhe Hani i Elezit siguruan fitues pa balotazh.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.

Duke klikuar KËTU mund ta shihni dokumentin e publikuar nga KQZ, ku në detaje mund ta dini se sa vota mori secili kandidat nëpër komunat e Kosovës.