Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit për 35 komuna të vendit.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se për shkak të disa ankesave të cilat janë duke u shqyrtuar nga PZAP, Prishtina, Juniku dhe Mamusha nuk i kanë të përfunduara procedurat për të publikuar rezultatet përfundimtare.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me PZAP-në dhe nga ky institucion kemi marrë konfirmim se nuk ka ankesa aktive lidhur me zgjedhjet për kryetarë komunash për shumicën e komunave, përveç Komunës së Prishtinës, Junikut dhe Mamushës. Këto ankesa janë në trajtim e sipër, andaj KQZ-ja sot do të bëjë shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për 35 komunat e tjera, ndërsa për tri komunat e mbetura shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në vijim, pasi të konsumohen të gjitha mundësitë për paraqitjen e ankesave edhe në Gjykatën Supreme,” ka thënë Radoniqi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, 15 komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, përfshirë: Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Suharekën, Vitinë, Vushtrrinë dhe Kllokotin.



Të tjera
Zgjedhje të reja në horizont! Opozita akuzohet për bllokadë politike dhe lojëra të fshehta
FSK shtyn afatin për aplikim të komuniteteve joshumicë deri më 31 tetor
Pritje të mëdha për balotazhin e 9 nëntorit: A do të vendosin koalicionet e fshehura fituesit?