Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ëpshtë paraqitur në konferencën e fundit për ditën e sotme. Kryetari I KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë shpalljen e rezultateve preliminare. Ai ka thënë se këto rezultate janë nga procesimi i 95.93% votave të numëruara.
“Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49,79% apo 421.129 vota, PDK ka 21,18% apo 179,158 vota, LDK 13,77% apo 116,502 vota dhe AAK 5,74% apo 48,551 vota, Srpska Lista 3.87% apo 32 719 vota, Nisma Socialdemokrate 1.72% apo 14.513 vota”, ka theksuar Radoniqi, teksa ka shpalosur edhe rezultatet e partive tjera më të vogla. Ai ka thënë se në platformën e KQZ-së do të shpalosen edhe rezultatet e tjera nga kutitë që ende nuk janë numëruar.
Ai ka thënë pasi të numërohen votat me kusht, votat e diasoporës dhe votat e personave me nevoja të veçant do të shpallen rezultatet përfundimtare.
“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se të gjitha materialet sonte do të pranohet gjatë gjithë natës në qendrat komunale”, ka thënë Radoniqi.



Të tjera
Doni më shumë energji? Flini 30 minuta më shumë
Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
Kështu pritet të ndahen ulëset në legjislaturën e 10-të në Kuvendin e Kosovës