Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të 12 tetorit është duke vazhduar fushata informuese nëpër komuna të ndryshme.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se komisionet komunale të zgjedhjeve të komunave Gjakovë, Mitrovicë e Jugut dhe Junik kanë organizuar tryeza informuese me përfaqësues të subjekteve politike.
“Gjatë këtyre takimeve janë trajtuar çështje kyçe të procesit zgjedhor, përfshirë: Regjistrimin për votim të personave me nevoja të veçanta, votimin jashtë Kosovës, si dhe mënyrat dhe procedurat e votimit. Nominimet dhe formula e trupave menaxhuese të zgjedhjeve (Këshillat e Vendvotimeve, Qendrat e Votimit me Kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe Qendrat Komunale të Numërimit), si dhe Fushata zgjedhore”, thuhet në njoftim.
KQZ ka bërë të ditur se pjesëmarrësit janë informuar në detaje për fazat e procesit zgjedhor dhe janë inkurajuar të ndajnë informacionet me komunitetin e tyre, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare dhe përgatitjes për zgjedhje.
Të tjera
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Trajnuese Diakonie, në Mitrovicë
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”