Krasniqi: Clark mbetet në anën e drejtë të historisë – dje në mbrojtje të Kosovës, sot në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së gjeneralit Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po dëshmon në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi vlerësoi lart rolin historik të gjeneral Clark, duke e quajtur atë një mik të palëkundur të Kosovës.
Krasniqi tha se gjenerali amerikan ka qëndruar gjithmonë në anën e drejtë të historisë.
“Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij,” tha ai.
“Ai shfaqet gjithmonë i njëjtë: besnik, i vendosur, i drejtë. Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën,” theksoi ish-lideri i PDK-së.
Në përfundim, Krasniqi u shpreh se parimet dhe vlerat që përfaqëson Clark nuk ndryshojnë dhe se historia tashmë e ka vendosur atë në vendin e duhur.



Të tjera
Nëse e mbani stresin, pasojat shfaqen pas 10 vitesh
Dëshmia e Clark rrëzon mitin e rremë për Thaçin – flet bashkëluftëtari i Sali Çekajt
Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi dominojnë panelin e opinionistëve në sezonin e ri të BBVK4