Opinionisti Labinot Balaj tha se ardhja e Abdixhikut në LDK është konsideruar nga strukturat partiake si një “shpëtimtar” i LDK-së.
“Sikurse që Isa Mustafa nuk ka qenë problemi i LDK-së, po ashtu Abdixhiku nuk është zgjidhja e problemeve që e karakterizojnë këtë parti. Problemet e LDK-së nuk reduktohen në figura të veçanta; ato lidhen me strukturën e saj organizative dhe ideore, pra me krizën e mendimit politik. Shpeshherë ka pasur mospërputhje mes mënyrës se si LDK-ja e percepton veten si parti e djathtë dhe programeve që ka prezantuar, të cilat kanë qenë më tepër të majta”, deklaroi ndër të tjera Balaj në Rubikon, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Sërish gol Messi!
Sërish gol Messi!
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin