Analisti Albert Krasniqi thekson se ka dyshime të forta për manipulim të procesit zgjedhor në raundin e dytë në Mitrovicë.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se “faktet janë kokëforta” dhe ka radhitur disa prej tyre, duke thënë se ato ndodhën vetëm në Mitrovicë.
Sipas tij, Mitrovica duhet të shkojë në rivotim për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe demokracinë. Nëse e pranojmë këtë si “gabim teknik”, nesër asgjë s’do të garantojë që vota jonë vlen.
Sipas Krasniqit përtej fakteve zgjedhore, menaxhimi institucional ka qenë i papranueshëm: KQZ u ngut ta shpallë “gabim teknik” pa hetim paraprak; Kompania e shtypjes mori përgjegjësinë brenda pak orësh – pa asnjë verifikim serioz; Prokuroria u mjaftua me deklarata të kompanisë; Tenderi u dha si kontratë njëburimor, ndonëse kishte kohë të mjaftueshme për konkurrencë; Kompania ka lidhje të njohura me eksponentë të partisë në pushtet; dhe shteti dhe burimet publike janë keqpërdorur për qëllime elektorale – kush e përdor aparatin shtetëror për pushtet, mund ta përdorë edhe për vota.
Sipas tij, Mitrovica duhet të shkojë në rivotim për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe demokracinë. Nëse e pranojmë këtë si “gabim teknik”, nesër asgjë s’do të garantojë që vota jonë vlen.
“Po bëjmë regres, për të mbrojtur diçka që e kishim tejkaluar: zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shkruan ai.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Mitrovica e Jugut të shkojë në rivotim, dy ditë pas përfundimit të balotazhit në këtë komunë. Në PDK thanë të martën se në Mitrovicë të Jugut është përdorur fenomeni i “trenit bullgar” dhe kësisoj është dëmtuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor.



Të tjera
Zbulojeni a po ju tradhton gruaja me kolegët
Më 17 nëntor mbahet konferenca Shqipëri-BE për grupkapitullin e fundit në negociatat e anëtarësimit
Miratohet komisioni i KQZ-së për procesin zgjedhor në Mitrovicë, PDK kundër