Krasniqi: Kjo është fyerje për Kuvendin dhe qytetarët

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha pas dështimit të sërishëm, për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare se kjo është fyerje për Kuvendin dhe qytetarët, raporton Ekonomia Online.

“Nëse tri herë dështon është fyerje për institucionin,  është fyerje për qytetarët vazhdimi i qëllimshëm i bllokadës. Ne jemi të gatshëm që të votojmë një kandidat që nuk ka prapa vetes një histori të përçarjes, siç është kandidatja aktuale”, tha Krasniqi.