Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë ftesë mandatarit Albin Kurtit, që të formojë qeverinë e re.
Sipas Krasniqit, ishte Kurti ai që thoshte se formimi i Kuvendit ka qenë përgjegjësi e ish-opozitës, derisa tani ai thotë se është radha që këtë përgjegjësi ta mbajë Kurti.
“Sot në këtë seancë që do të duhej të ishte për një qeveri të re, dëgjuam ekspoze për këtë që do duhej kinse të vinte. Lexuam dhe dëgjuam një rekujim të qeverisë së kaluar, një panaxherik imagjinar për kinse të bëmat e saj”, u shpreh Krasniqi.
“Kanë kaluar mbi tetë muaj që jemi të bllokuar nga sjelljet arbitrare të partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, dhe kemi qenë dëshmitarë të një fjalamanie që kemi apo s’kemi vota, andaj sa na përket neve, si PDK, koha e fjalëve ka marrë fund, koha është që ta verifikoni atë që e keni thënë, nëse keni arritur shumicën e re parlamentare”, tha tutje ai.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova