Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se nëse vazhdon bllokada në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, atëherë zgjidhja më e mirë është të shkohet në zgjedhje të reja.
“Nëse vazhdon kjo bllokadë, është më mirë të shkohet në zgjedhje dhe unë tashmë kam propozuar një datë. Nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të dalë nga bllokada, atëherë të shkojmë në zgjedhje. Nëse vërtet duan ta lënë shtetin peng për shkak të zonjës Haxhiu, më mirë të merremi vesh dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se PDK është e gatshme që nga sot të nisë negociatat për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshm
Kryetari i PDK-së, tha se Lëvizja Vetëvendosje “i kanë së paku dy që i kanë votat tashmë”, ndërsa shtoi se “mund të ketë edhe burra, përveç gra, që mund t’i marrin 61 vota”
“Dojnë me bë me zor Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit. Nuk kalon Albulena Haxhiu. I kanë edhe 47 opsione tjera”, tha Krasniqi, duke kërkuar që ata “të rërhiqen nga ky mentalitet bllokues dhe të vijnë me propozime tjera”.
Sipas tij, arsyeja pse LVV-ja po insiston në propozimin e Albulena Haxhiut është sepse Albin Kurti nuk mund të bëhet kryeministër.
“Ne po e shohim qartë. Ata numra s’kanë. Bllokada këtu më shumë sesa për Albulena Haxhiun është për Albin Kurtin, sepse Albin Kurti s’po mundet me u bë kryeministër dhe duke mos dashur të bllokohet te emri i tij, normal që e sakrifikon Albulena Haxhiun. Por duke e bërë këtë ‘sakrificë’, ai është duke e sakrifiku krejt shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Të tjera
Shega shëron tri sëmundje të rrezikshme
Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore për vajzat e Presidentes, 100% në interes të publikut
Princi saudit i kurorës premton mbështetje për Katarin, bën thirrje për veprim pas sulmit izraelit në Doha