Arbëreshë Krasniqi, deputete e Nismës, është deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.
Para mediave, Krasniqi tha se Nisma nuk merr pjesë në këtë seancë, pasi sipas saj e njëjta është e thirrur jashtë rregullave ligjore.
“Nisma dhe zotëri Limaj kanë qenë shumë konstruktiv përgjatë këtyre 10 muajve për t’i dhënë zgjidhje shtetit të Kosovës. Por kjo çështje nuk ka ndodhur. Si rezultat i gjithë kësaj kohe, dhe nga pagatishmëria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe vet zotëri Kurtit, nuk është arritur një gjë e tillë, dhe si rezultat i kësaj situate joserioze të parë nga VV-ja, kemi ardhë në një gjendje të tillë”.
“Nisma nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, dhe arsyet që Nisma nuk merr pjesë janë tejet kuptimplota. Është seancë e thirrur jashtë rregullave ligjore”, tha Krasniqi.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha