Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se pa sakrificën e njerëzve të vendit, Kosova s’do ta gëzonte lirinë që e ka, raporton Ekonomia Online.
Në seancën solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit, Krasniqi s’ka lënë pa përmendur figurat e UÇK-së, të cilat po mbahen në gjykim në Hagë, duke ia uruar 25-vjetorin e çlirimit. Ai i ka cilësuar si heronj të luftës e të paqes.
“Është e paktë të thuhet ajo që dihet se pa sakrificën e tyre asnjë nga ne s’do të ishim këtu, e as Kosova s’do të ishte e lirë. Të nderuar veteranë e invalidë të UÇK-së faleminderit që pa menduat dy herë vutë jetërat e juaja në rrezik për një Kosovë pa robëri dhe një qiell pa re, duke i kthyer kufinjtë e ëndrrave të fëmijëve tanë”, ka thënë Krasniqi, teksa ka vazhduar të falënderoj personalitete të ndryshme që kontribuuan për lirinë e vendit.
“Lufta e tyre nuk u ndal kurrë. Sot jemi në vitin 2024, tashmë ata janë burra të thinjur, ndërsa beteja e tyre për lirinë tonë po vazhdon ende. Ata janë testament i gjallë i sakrificave dhe përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti”, ka thënë ai.



Të tjera
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?