Propozimi i një kandidati tjetër për kryeparlamentar dhe jo i Albulena Haxhiut, mund të jetë zgjidhja për daljen nga ngërçi në Kuvend të Kosovës, ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
“Inshalla lëviz diçka. Ndoshta kanë ndërruar kandidatin po shpresoj. Përndryshe, duan të vazhdojnë bllokadën. Zgjidhja, po, ndonjë kandidat tjetër”, ka thënë ai për gazetarët para hyrjes në Kuvend.
Sot mbahet përpjekja e shtatë e Kuvendit për konstituim të legjislaturës së nëntë.
Partia fituese ka propozuar Albulena Haxhiu, por në katër votime deri tash ajo ka marrë nga 57 vota.
Partitë e opozitës së katër vjetëve të shkuara kanë kërkuar ndryshim të kandidatit, ndërsa Lidhja Demokratike ka thënë se nuk e voton askënd.



Të tjera
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë
Clement Turpin shpallet gjyqtari më i mirë në botë