Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur para nisjes së seancës konstituive.
Krasniqi tha se votimi i ndarë për nënkryetarët e Kuvendit, nuk është në përputhje me Kushtetutën, transmeton Telegrafi.
“Qëndrimi ynë ka qenë që çdo veprim duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Një votim i tillë, i ndarë, nuk është në pajtim me Kushtetutën. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq është jashtëzakonisht pozitiv brenda komunitetit serb dhe, në rrethana të tjera, do të ishte një nënkryetar i shkëlqyer”, tha ai.
Seanca konstituive pritet të vazhdojë sot.



Të tjera
9 gjëra që bëjnë përshtypje të mirë në sytë e të tjerëve
Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm