Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se po zhvillohet procesi i konstituimit të Kuvendeve Komunale në mbarë Republikën e Kosovës. Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan.
“Gjithçka po zhvillohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kryetarëve të rinj u uroj një mandat të suksesshëm dhe punë të mbarë”, tha Krasniqi.
Në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryetarët e rinj nga Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb, u betuan zyrtarisht dhe morën pushtetin, në prani të simboleve shtetërore të Kosovës, ndërsa gjatë ceremonive u panë edhe flamuj të Serbisë./rtk



Të tjera
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët shqiptarë që kthehen vullnetarisht në atdhe