Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Kardinalin Robert Prevost, pasi u zgjodh Papa i ri.
Përmes një në Facebook, Krasniqi thotë se zgjedhja e papës së parë amerikan shënon një moment historik dhe të veçantë për Kishën Katolike.
“Uroj Kardinalin Robert Prevost – tashmë Papa Leo XIV, Papa i parë amerikan në histori, për zgjedhjen e tij si udhëheqës i Kishës Katolike. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta dhe të sinqerta për Ipeshkvinë e Kosovës, për besimtarët katolikë në vendin tonë, si dhe për gjithë komunitetin katolik në mbarë botën.
Zgjedhja e tij shënon një moment historik dhe të veçantë për Kishën Katolike”.“Uroj që pontifikati i tij të hapë një epokë të re paqeje, shprese dhe uniteti, në shërbim të besimit, drejtësisë dhe afrimit mes popujve”, ka shkruar Krasniqi.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë