Media raportoi ekskluzivisht mbrëmë për një nga goditjet më të mëdha kundër narkotikëve në rajonin e Prizrenit që është finalizuar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Gjakovës në bashkëpunim me DHTN-Prishtinë, ku janë arrestuar disa persona të përfshirë në kultivim dhe trafikim të drogës.
Rasti ka nisur më 23 prill 2025, kur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, gjatë një operacioni të koduar IN-DOOR, Policia zbuloi një laborator të brendshëm për kultivimin e bimëve të llojit kanabis sativa.
Në këtë laborator, i cili ishte i ndërtuar me pajisje profesionale për rritje dhe përpunim, u sekuestruan: Rreth 175 bimë kanabis sativa në madhësi të ndryshme, Substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 872.7 gram, Pajisje të specializuara për kultivim.
Media mësoi ekskluzivisht se bimët dhe mjetet u shkatërruan me urdhër të prokurorit të rastit, ndërkohë gjatë aksionit u arrestuan fillimisht Fejsal Hajredini, Armando Simonaj dhe Marinela Simonaj.
Siç raportohet, i dyshuari Lumbardh Bullatovci ishte nën hetim edhe në rastin tjetër “KONDUKTERI” në Prishtinë. Ai është arrestuar në rrugë dhe më pas i është bastisur banesa, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 461 gram kokainë, 1,020 euro para të gatshme, 30 franga zvicerane, 2 telefona mobilë, Një veturë VW Golf 7.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, i cili ka lëshuar urdhër për ndalimin për 48 orë të të dyshuarve Lumbardh Bullatovci, Driton Morina, Shkëlzen Kryeziu dhe Bashkim Morina.
Tutje media bëri të ditur se, Kushtrim Rexhaj, ndodhet në arrati dhe është në kërkim policor.
Të dyshuarit po përballen me akuzat për: “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Të tjera
Faton Klinaku sot para gjykatës, akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit Kurti
Jam shumë i zhgënjyer me Putinin
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit