Këshilltari Ligjor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Blerim Sallahu ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që dekreti i presidentes, Vjosa Osmani “nuk prodhon asnjë efekt juridik”, përcjell KosovaPost.
Po ashtu Gjykata u ka dhënp deputetëve edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.
Sallahu u shpreh krenar që ka qenë pjesë e rendësishme në rrëzimin e këtij dekreti që ai e quan kundërkushtetues.
“Kam qenë shumë i lumtur kur e patëm rrëzuar Qeverinë Hoti në Gjykatë Kushtetuese, ama si asnjëherë më parë ndihem krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë pjesë shumë e rëndësishme në rrëzimin e këtij dekreti kundërkushtetues me tendenca të përmbysjes së rendit kushtetues! Ju faleminderit!”, ka shkruar Sallahu në Facebook.



Të tjera
Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin
Kështu ndikon tymi i duhanit tek bimët e shtëpisë
Vendi s’duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të pakënaqësive të opozitës