“Krenaria e kombit”, reagon Ismet Munishi pasi Granit Xhaka u fishkëllye në “Fadil Vokrri”

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës, pas fishkëllimave ndaj tij në “Fadil Vokrri”.

Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka u fishkëllye pas çdo prekje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, Ismet Munishi ka postuar një foto të tij me Granit Xhakën në “Facebook”.

“Krenaria e kombit, Granit Xhaka”, ka shkruar Ismet Munishi.

Momentalisht, Granit Xhaka me shokë po fitojnë ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, me shifrat prej 1-0.

Golin e shënoi Ruben Vargas në minutën e 47-të.