Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku ka takuar pjesëtarët e kësaj njësie elitare dhe ka publikuar fotografi nga vizita, përcjell KosovaPost.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani ka vlerësuar lart përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Njësisë, duke theksuar se ata janë trajnuar sipas standardeve dhe doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës,” ka shkruar Osmani.
Ajo ka shtuar se pjesëtarët e kësaj njësie “nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë”, duke theksuar përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre për mbrojtjen e vendit dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës.



Të tjera
Rama, Balluku e Vengu përfliten për listën “non grata” amerikane
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjësi
Dogana e Kosovës shënon rekord historik të të hyrave, 1.968 miliardë euro të arkëtuara