Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës.
Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se Rexhepi që u ftua nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot, për të marrë pjesë në simpoziumin e organizuar në shënim të 75-vjetorit të miratimit të Konventës Evropiane për Drejtat e Njeriut, ishte folësi kryesor.
“Duke iu adresuar audiencës në cilësinë e folësit kryesor, Kryetari Rexhepi mbajti një prezantim mbi rëndësinë e Konventës Evropiane për Drejtat e Njeriut në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e sundimit të ligjit në kontinentin evropian, si dhe për zbatimin e saj në Republikën e Kosovës, ndonëse nuk është palë nënshkruese e Konventës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për vizitën që kryegjykatësi Rexhepi, ka pasur atje.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se ai në këtë simpozium ka folur edhe për respektimin e Konventës në çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në mbrojtje dhe respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.



Të tjera
Zhurma, sinjal stresi që dëmton zemrën
Mourinho nuk falte, kritikat e tij prekën edhe Ronaldon
Kandidatët me më pak vota nga katër partitë politike