Banori i njohur Arditi ka sjellë një temë tejet interesante për diskutim në shtëpinë më të madhe të vendit: martesa dhe krijimi i familjes.
Ai u shpreh se çdo njeri në jetë ka një mision të caktuar dhe se ndërtimi i familjes është një detyrë e rëndësishme, jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj krijuesit. “Krijimi i familjes është detyrë ndaj vetës dhe krijuesit”, deklaroi Arditi.
Komentet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët shfaqën mendime të ndryshme, duke shprehur si pajtime, ashtu edhe mospajtime me qëndrimin e tij.
– YouTube youtu.be
Diskutimi që ndodhi në shtëpi nxiti reflektim mbi rëndësinë e lidhjeve familjare dhe përgjegjësinë që secili ndjen ndaj jetës dhe të ardhmes së tij.
Ky moment theksoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm argëtim, por edhe një platformë ku shfaqen mendime dhe debate mbi çështje të rëndësishme shoqërore.



Të tjera
Si e mendojnë meshkujt femrën ideale
Kisha pasur dëshirë që Konjufca sot ta marrë mandatin e kryeministrit
Bislimi thotë se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat