Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Guterres deklaroi se krijimi i një shteti për palestinezët nuk është një shpërblim, por një e drejtë, transmeton Kosova Post.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, bëri një deklaratë historike në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) të mbajtur në Nju Jork, SHBA.
“Themelimi i një shteti është një e drejtë për palestinezët”
Guterres deklaroi se situata në Palestinë ishte “moralisht, ligjërisht dhe politikisht e patolerueshme” dhe theksoi nevojën për t’u përqendruar përsëri në zgjidhjen me dy shtete para se të jetë tepër vonë.
Duke nënvizuar se nuk ka alternativë ndaj një zgjidhjeje me dy shtete në Palestinë, Guterres tha : “Le të jemi të qartë: një shtet për palestinezët është një e drejtë, jo një shpërblim. Dhe refuzimi i shtetit do të ishte një dhuratë për ekstremistët kudo.”/KosovaPost/
Të tjera
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë