Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025

Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025

Krimet me sfond ekstremizmi të djathtë në Austri kanë shënuar rritje alarmante në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, bëri të ditur Ministria e Brendshme e vendit.

Sipas përgjigjes së ministrit të Brendshëm, Gerhard Karner, ndaj një pyetjeje parlamentare të deputetes socialdemokrate Sabine Schatz, në periudhën janar-qershor 2025 janë regjistruar 787 raste të tilla, një rritje prej 41,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur ishin regjistruar 556 raste.

Ministria theksoi se 91 për qind e autorëve kanë qenë burra, ndërsa 21 raste janë klasifikuar si sulme antisemitike dhe 11 si islamofobike. Kryeqyteti Vjenë kryeson listën me 236 raste, pasuar nga Austria e Epërme me 171 dhe Austria e Poshtme me 103 raste. Për rreth 27 për qind të krimeve, shpjegon ministria, aktiviteti është kryer onlajn.

Deputetja Schatz paralajmëroi se trendi është shumë shqetësues, sidomos për faktin se të rinjtë po bëhen gjithnjë e më shumë shënjestër e propagandës ekstremiste. Ajo kërkoi një paketë masash gjithëpërfshirëse, që përfshin programe parandaluese në shkolla, mbështetje për viktimat, strategji kundër gjuhës së urrejtjes online dhe programe për t’u shkëputur nga ekstremizmi./trt