Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, në nderim të 102 civilëve shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë përvjetor, Haradinaj ka ndarë dhimbjen dhe kujtimin me familjarët e të rënëve, duke e quajtur këtë krim një akt të qëllimshëm të shfarosjes së shqiptarëve në tokën e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se këto masakra janë dëshmi e çmimit të lartë që populli i Kosovës ka paguar për lirinë dhe shtetin që gëzojmë sot. Ai nënvizoi se krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen, duke kërkuar vendosjen e drejtësisë për viktimat.
“Sot, në përvjetorin e këtyre masakrave, kemi kujtuar e nderuar me pietet edhe eprorët dhe luftëtarët e kësaj ane, që ranë në beteja të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin: Skënder Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani”, shkroi Haradinaj.
Ai theksoi se Kosova është ende e mbushur me varre të shqiptarëve të ekzekutuar, ndërsa shumë të tjerë ende nuk janë gjetur.
Të tjera
Qeveria e Kosovës shpërndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen
Arr*estohet zyrtari komunal i Gjakovës, dyshohet për marrje të ryshfetit