Pas gati tre muajsh në arrati, është lajmëruar Mefail Shkodra, i cili ka bërë të ditur se do të dorëzohet në Polici bashkë me djemtë e tij.
Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës, në qendër të qytetit. Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.
Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.
Ai, përmes një videomesazhi të realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), ka folur për ngjarjen që çoi në vrasjen e trefishtë.
Më tej, në videon e publikuar, Mefail Shkodra thekson se djemtë e tij nuk kanë bërë asgjë të keqe:
“Djemtë e mi nuk kanë bërë asgjë, vetëm janë vetëmbrojtur”, u shpreh ai.
Shkodra përmend edhe disa emra të policëve që, sipas tij, janë të përfshirë në rast.
Më poshtë e gjeni videomesazhin ku Mefail Shkodra jep versionin e vet për ngjarjen që përfundoi me vrasjen e tre personave në qendër të Gjilanit.



Të tjera
Osmani priti Ambasadorin e BE-së, pranoi Raportin për Kosovën
Integrimi në BE mbetet prioritet i vendit
Raporti i Progresit konstaton se kemi kryer detyrat me sukses, jemi kritikuar pa bazë