Daniele De Rossi beson fort te shpëtimi i Genoas. Pak ditë pas barazimit 1-1 kundër Milanit dhe fitores 3-0 ndaj Cagliarit, klubi po lëviz pa u ndalur në merkato për t’i garantuar përforcime trajnerit.
Për mesfushën, mbi të gjitha, po vlerësohet profili i Kristjan Asllanit.
Aktualisht në huazim nga Interi te Torino, siç dihet shqiptari është në largim nga skuadra “Granata” pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Marco Baroni.
Në pritje të një zgjidhjeje mes Interit dhe Torinos, Genoa po e merr në konsideratë për të përforcuar repartin.
Asllani ka bërë 15 paraqitje me Torinon këtë edicion në Serie A, pa arritur të përfshihet në gola.
Interi në verën e vitit 2022 kishte shpenzuar 15.7 milionë euro për mesfushorin 23 vjeçar për ta transferuar nga Empoli.



Të tjera
Zbardhni dhëmbët vetëm me lëvore të bananes
Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve
Shkaqet shëndetësore pse keni gjithmonë vapë