Presidentja Osmani tashmë ka ndërmarrë hapin e parë konkret për të zhbllokuar situatën politike, duke ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend.
Takimi është propozuar të mbahet më 15 maj, në orën 13:00, në ambientet e Presidencës.
Qëllimi i këtij takimi, sipas njoftimit nga zyra e Presidentes, është që të hapet një kanal dialogu ndërmjet forcave politike parlamentare, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit, i cili ka dështuar plot 14 herë radhazi që nga zgjedhjet e fundit.
Ajo që vlen të përmendet është se partitë opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje sot e ka konfirluar takimin e Lëvozja Vetëvendosje.
Sadiku: Mungon vullneti politik i të gjitha partive për të bërë qeverinë
Analisti politik Arbnor Sadiku ka vlerësuar angazhimin e Presidentes Vjosa Osmani për të zhbllokuar situatën institucionale në vend, por ka shprehur skepticizëm lidhur me efektin e këtij angazhimi përballë mungesës së vullnetit politik nga partitë parlamentare.
“Angazhimi i Presidentes Osmani për të zhbllokuar situatën është pozitiv, por, nuk e di sa ka kjo efekt sepse shihet ashiqare që mungon vullneti politik i të gjitha partive për të bërë qeverinë për dy arsye: e para, është asociacioni i komunave serbe që duhet bërë menjëherë pas themelimit të qeverisë, si dhe zgjedhja e presidentit të ri pas më pak se një viti”, thotë ai.
Maraj: Presidentja ka caktuar datën 15 maji për këtë angazhim
Kurse, analisti politik, Milazim Maraj për dështimet në Kuvend ka thënë se është e papranueshme dhe e dëmshme për shtetësinë e vendit.
Ai thotë se një skenar i tillë nuk do të ishte imagjinuar as nga pesimisti më i madh në Kosovë.
Sipas tij, situata e krijuar në Kosovë i shkon për shtat vetëm një subjekti politik brenda vendit dhe dy aktorëve ndërkombëtarë.
“Për të 14 herë dështon konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Një gjë që as pesimisti më i madh shqiptar në Kosovë nuk do ta kishte menduar. Humbje e kohës dhe dëmet që po i shkaktojnë shtetësisë së vendit nuk po ndikojnë në ndërgjegjeje të deputetëve të Kosovës. Kjo gjendje e krijuar në Kosovë i konvenon vetëm LS, ndërsa jashtë Kosovës i konvenon Serbisë dhe Rusisë. Disa parti politike shqiptare kërkuan që të ndërhyj Presidentja e Kosovës për ta kaluar këtë ngërç. Presidentja prezantoj gatishmërinë e saj nëse partitë politike të Kosovës shfaqin këtë interesim. Tani Presidentja ka caktuar datën 15 maji për këtë angazhim. Ajo është deklaruar e gatshme për të filluar me këto takime kur partitë politike të Kosovës shprehën të gatshme duke filluar nga data 16 maji. Por çka është kjo këmbëngulje e LVV që vetëm znj. Albulena Haxhiu të zgjidhet vetëm kjo dhe opozita që kjo mos të zgjidhet. LVV deklaron se kjo parti ka të drejt të propozojë kë të dojë dhe se nuk mund të ia caktojnë partitë tjera. Ndërsa opozita thotë së kanë të drejt të mos e votojnë kandidaten e propozuar të LVV, por LVV të propozoi një kandidat tjetër. Të dyja kanë të drejt ligjore; por çka kanë të drejt qytetarët në këtë kryeneçësi apo këta e kanë kryer punën me votime dhe tani lë të presin?”, thotë ai.
Tutje, ai vlerëson hapin e presidentes Osmani, për të cilin thotë se kjo u bë me qëllim kapërcimin e bllokadës.
Më tej, shton se nëse takimet e paralajmëruara nga Presidentja nuk prodhojnë marrëveshje reale, zgjidhja e vetme mbetet rikthimi në zgjedhje – një skenar që, sipas vlerësimeve, do të ndodhë në një klimë edhe më të tensionuar dhe polarizuese sesa më parë, me pasoja të mundshme për stabilitetin e brendshëm dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
“Çka fshihet pas këtij ngërçi që ka bllokuar Kosovën që 14 seanca?
A janë vetëm ofendimet që Kryetari i LVV- Albin Kurti i ka bërë opozitës së vet pa u turpëruar fare?
A është tregues i një mungese të gatishmërisë për bashkëpunimit pozitë- opozitë?
Apo është një parapërgatitje që znj. Albulena Haxhiu për Presidente të Kosovës, pas që të kalojë mandati i Presidentes aktuale Dr. Vjosa Osmani?
Për dy variantet e para Presidentja e Kosovës mund të ndikoj, ndërsa për variantin e tretë do të jetë ndikimi shumë i diskutueshëm. Kjo do të thotë nëse tani kalohet ky ngërç jo parimisht por më një prapavijë tjetër atëherë do të kemi një ngërç tjetër pas disa muajsh. Pra do të kalojmë nga një ngërç në tjetrin. Presidentja Osmani- Sadriu mund të ofroj variante për marrëveshje; por ajo që nuk do të pranonte të lëviz nga projekti i saj për zgjedhjen e Kryetares së Parlamenti znj. Albulena Haxhiu e cila do të ishte më vonë Presidente e Kosovës është LVV.
Ndërsa opozita nuk do ta votojë. Kështu ky ngërç që tani behët për kryetaren e Parlamentit do të behët pas disa muajsh për zgjedhjen e të Parit-s të vendit. Efektiviteti i takimit nuk varët shumë nga alternativat që do të ofrojë Presidentja e Kosovës. Por nga forca e arsyes që do të ndikonte në qëndrimet e betonuara të partive politike në Kosovë për të dal nga ky ngërç që Z. Albin Kurti e quan vakum. Cila do variant, koalicion mes partive me LVV do të zgjidhte ngërçin por ajo që nuk po kalon për 14 seanca është emri Albulena Haxhiu.
Do të ishte në të mirë të Kosovës që kjo të kalohet më apo pa Albulenën. Çka po ndodhka nëse Albulena një ditë nuk do të është? Vendi nuk sakrifikohet për një emër, kushdo qoftë ai apo ajo. Sikur edhe opozita duhej të kalonin këtë pengesë për hire të interesit të përgjithshëm të vendit. Suksesi në takimet më Presidenten është më shpresa të vogla. Por në Politikë kurrë nuk ka pikë. Gjendja po vazhdon të acarohet, që edhe nëse shkohet në përsëritje të zgjedhjeve atmosfera zgjedhore do të jetë shumë më e acaruar me ndikime degraduese”, përfundon ai
Të tjera
Veturat po bëhen më të zgjuara, siguria e tyre do të arrijë në një nivel tjetër
Audi paralajmëron rikthimin e makinave sportive me “një koncept sekret” në Mynih
SUV-i elektrik më i lirë i Volkswagen vjen së shpejti