Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Sh.S. Danijela Barishiq, transmeton KosovaPost.
Në takim, ambasadorja Barishiq e përgëzoi zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe theksoi përkushtimin e Kroacisë për paqen dhe stabilitetin në rajon, njofton MPJD.
Në njoftim thuhet se ajo ka riafirmuar mbështetjen e Kroacisë për aspiratat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, veçanërisht në rrugën drejt integrimit evropian, duke theksuar se Kroacia e njeh mirë procesin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe mbetet e gatshme të ofrojë përvojën dhe mbështetjen e saj.
“Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është i fortë, i ndërtuar mbi miqësi të qëndrueshme dhe mbështetje të ndërsjellë”, thuhet nga MPJD.



Të tjera
Pesë ushqimet që ua vështirësojnë gjumin
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën