Sezoni i ngrohjes zyrtarisht përfundon sot, por mund të zgjatet deri më 30 prill, në varësi të kushteve atmosferike, njofton Komisioni Rregullator i Energjetikës.
“Nga nesër madje deri në fund të prillit, nëse temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën e nesërme është e barabartë ose më e ulët se 12 gradë, furnizuesi është i detyruar të sigurojë temperaturën e ngrohjes prej 20+1 gradë në dhomat e ngrohjes nga ora 06:00 deri në 22:00 gjatë ditës”, njoftojnë nga KRRE.



Të tjera
Mediet sociale, armiku i trurit tuaj
Mys, filozofia suedeze për të qenë të lumtur në shtëpi gjatë dimrit
Modelet e këmishave më të bukura të sezonit