Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka nënshkruar kontratën për realizimin e disa projekteve të rëndësishme në Komunën e Podujevës.
Bulliqi ka treguar se çfarë përfshin kontrata e nënshkruar.
“Projektet përfshijnë: Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Herticë, rehabilitimin dhe ndërrimin e gypave të ujësjellësit në rrugët “Afrim Zhitia” dhe “Ilir Konushevci”, si dhe ndërrimin e gypit kryesor në rrugën “Brigadat” në Podujevë”, ka pohuar ai.
Tutje, ai shtoi se këto investime do të ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë të pijshëm për këto lagje dhe fshatin Herticë./Telegrafi/
Të tjera
Rubin: Adem Demaçi thoshte ose pavarësi ose le të vdesim, Thaçi kishte nevojë për përkrahjen e tij
Nuk më kujtohet ky individ
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj