Kryebashkiaku i New York-ut dënon su*lmet e SHBA-së dhe Izr@elit në Iran

Kryebashkiaku i New York-ut dënon su*lmet e SHBA-së dhe Izr@elit në Iran

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka dënuar sulmet e sotme të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, transmeton Kosova Post.

Sipas mediave të huaja, Mamdani tha sot se New York po zbaton masa të shtuara sigurie, pas trazirave të shkaktuara sëfundi në Lindjen e Mesme.

“Sulmet ushtarake të sotme ndaj Iranit, të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, shënojnë një përshkallëzim katastrofik në një luftë të paligjshme agresioni”, shkroi ai në rrjetin social ‘X’.

“Amerikanët nuk e duan këtë”, shtoi Mamdani, i cili u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

“Ata nuk duan një luftë tjetër në kërkim të ndryshimit të regjimit. Ata duan lehtësim nga kriza e ekonomike. Ata duan paqe. Unë jam i përqendruar në sigurimin që çdo banor i New Yorkut të jetë i sigurt”, përfundoi Mamdani.

Kryebashkiaku tha se ka qenë në kontakt me komisionerin e policisë së qytetit dhe zyrtarët e menaxhimit të emergjencave pas përshkallëzimit jashtë shtetit.

Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju Jorkut tha më herët të shtunën se do të shtojë patrullat në “vendndodhje të ndryshme të ndjeshme” në të gjithë qytetin.

Mamdani u dërgoi gjithashtu një mesazh të drejtpërdrejtë iraniano-amerikanëve që jetojnë në New Jork, duke thënë: “Ju jeni pjesë e strukturës së këtij qyteti – ju jeni fqinjët tanë, pronarët e bizneseve të vogla, studentët, artistët, punëtorët dhe udhëheqësit e komunitetit. Do të jeni të sigurt këtu.”/KosovaPost