Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një shofer përplasi veturën në një turmë gjatë një festivali rrugor në Vancouver.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili është kandidati në zgjedhjet federale të së hënës, ka shkruar në X se është “i shkatërruar” pasi ka mësuar për ngjarjen në festivalin Lapu Lapu në Vancouver.
“Po monitorojmë situatën ngushtë dhe jemi mirënjohës për reagimin e shpejtë të ekipeve të para të shpëtimit”, përfundoi Carney.
Ndërkohë, video të publikuara në rrjetet sociale tregonin ekipet e emergjencës në vendngjarje, me disa persona të shtrirë në tokë – disa prej tyre dukeshin të plagosur.
Ndryshe, policia kanadeze tashmë ka nisur hetimet dhe së shpejti do të del me njoftimin e parë.



Të tjera
Të ndalohen ndërtimet ilegale brenda hapësirës tonë
Kusari Lila:Qëllimi ynë është i qartë, një treg më i drejtë dhe më i sigurt
Nëse keni puçrra gjatë adoleshencës, do të bëheni më të suksesshëm