Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar Charles III, me rastin e zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, transmeton Kosova Post.
Pritja u mbajt në Pallatin Buckingham, ku përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian u mblodhën për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe të mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar në përpjekjet për stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor.
“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit dhe mikpritja e Mbretit Charles III janë dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe e përkushtimit tonë të përbashkët për paqe dhe zhvillim në Evropë,” tha Kurti.
Samiti i Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet në Londër këtë javë, mbledh udhëheqësit e vendeve të rajonit dhe partnerët evropianë për të forcuar dialogun politik, ekonomik dhe social në Ballkanin Perëndimor.



Të tjera
Qeveria e Kosovës mblidhet nesër
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
A ndiejnë kafshët dhimbje si njerëzit, biologu jep përgjigjen