Përmes një postimi në Tëitter kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.
Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.
Ai po ashtu ka thënë se janë hapur 159 biznese në zyrat e sapo hapura të Agjencisë së Regjistrimit.
2024 është viti i integrimit.
Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6,8 mijë ID dhe 1,1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës.
Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës