Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 4-vjetorin e luftës mes Kievit dhe Moskës, ka shprehur mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën, duke theksuar ngjashmëritë mes përvojës së Kosovës pas luftës dhe popullit ukrainas përballë agresionit rus, transmeton KosovaPost.
Në një mesazh në platformën sociale amerikane X, Kurti tha se Kosova u “ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik dhe i sigurt, sepse populli ynë refuzoi të dorëzohej”, duke shtuar se e njëjta forcë shihet sot në Ukrainë.
“Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, me empati dhe solidaritet”, tha Kurti.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovës e njohin mirë “dhimbjen e zhvendosjes dhe humbjes”, por edhe besimin se vendet mund të rindërtohen dhe të dalin më të forta.
Kryeministri kosovar shprehu bindjen e tij se Ukraina do të arrijë të rimëkëmbet dhe të forcohet, ashtu siç ka bërë Kosova pas luftës.



Të tjera
Luftoni plakjen duke ngrënë këto lloje të frutave
Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si më parë
Austria mbetet një nga partnerët më të afërt të Kosovës në Evropë