Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth.
Kurti shprehu mirënjohjen ndaj tij, si mik i vendit tonë dhe mbështetës i Kosovës.
“Biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit. Tema të diskutimit ishin edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, si dhe aktualiteti politik në vend”, njofton qeveria.
Sipas njoftimit, Kurti e falënderoi Roth për takimin dhe bisedat përherë të frytshme së bashku.



Të tjera
Tre të lënduar nga ak*sidenti mes dy veturash në Vushtrri
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – flasin nga Specialja
Mos mbani kontakt me ishin, prish lidhjen e re